Alexandër Arvizu flet për herë të parë: Akuzat për Saimir Tahirin, shumë serioze

Aktualitet

Kjo është intervista e parë e Alexandër Arvizu për një media shqiptare pas largimit nga Departamenti i Shtetit. Në të shfaqen hendeqet e një interviste via email (te mungesa e pyetjeve pasuese), por gjithsesi është një bisedë, që është munduar të kapet te damarët e çështjeve që shqetësojnë, sot, dje apo nesër Shqipërinë politike, të paktën.

-Z. Ambasador, ta llojmë nga fundi: edhe pse Anne, bashkëshortja juaj, lajmëroi largimin tuaj nga Departamemti i Shtetit, disa gjëra mbetën të paqarta: a u larguat, dolët në pension, apo u ngopët?

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sistemi i Burimeve Njerezore (HR) në Shërbimin e Jashtëm amerikan është shumë i ndërlikuar; është ndryshe nga pjesët e tjera të qeverisë amerikane. Unë kam qenë në pozicionin tim të mëparshëm si DAS (Deputy Assistant Secretary) për më shumë se dy vjet dhe ishte koha që të ndërroja pozicion. Dosja ime po shqyrtohej për tre pozicione të ndryshme-një në Washington, dhe dy të tjera jashtë Amerikës. Por nuk u mor asnjë vendim. Kështu që m’u desh të largohesha. Nuk është mirë kur vendimet merren duke mos u marrë vendime. Por, nuk ka gjë.

-A mbështesni atë që Anne tha në një status në Facebook, ku ajo ishte shumë e ashpër rreth mënyrës se si po shkojnë gjërat në Departamentin e Shtetit që pas mbërritjes së z. Tillerson?

Çdokush që është i mirëinformuar do të të thotë se diplomacia amerikane po degradon nën këtë administratë. Dhe ky degradim është veçanërisht i dukshëm në Departamentin e Shtetit. Shumë diplomatëve senjorë (të karrierës) iu kërkua të largoheshin apo ikën vetë, sepse nuk mbante më. Këta janë diplomatë amerikanë me përvojë dhe të shumë trajnuar, që kanë shërbyer si në administratat Demokrate ashtu dhe Republikane përgjatë viteve. Nuk është një pamje e bukur.

– Kur Politiko.al ju kontaktoi në shtator, ju thatë se ‘nuk ju ishte kërkuar të qëndronit”. Kështu që u larguat. Në të njëjtën kohë pati zëra se po merreshit në konsideratë si zgjedhje e mundshme për vendin e ambasadorit amerikan në Kosovë. A është kështu?

Do të kishte qenë një nder të përfaqësoja Shtetet e Bashkuara në Kosovë.

-Cili është statusi juaj aktual: a jeni një diplomat në pension, që po shihni mundësinë që përvojën e gjerë në diplomaci ta përdorni në sektorin privat, siç kanë bërë shumë diplomatë para jush, dhe vazhdojnë të bëjnë?

Nuk jam i sigurt se çfarë do të bëj në të ardhmen. Kam nevojë për disa muaj pushim dhe për t’u menduar. Jam 59 vjeç, kështu që kam edhe disa vite të tjera të mira (qesh). Fatmirësisht situata jonë nanciare është e mirë, dhe jam mirënjohës për këtë.

-A i ndiqni rregullisht zhvillimet në Shqipëri?

Po, mundohem të informohem me sa më lejon koha, kryesisht duke hapur portale të ndryshme online herë pas here, megjithëse siç ti e di, unë nuk lexoj apo as shqip, gjë që mbetet një problem. Jam në kontakt me miq atje dhe ata më ‘ndihmojnë’ të kuptoj se çfarë po ndodh (qesh).

-Cilët janë disa prej njerëzve me të cilët mbani kontakte në Tiranë?

(qesh) Ndoshta nuk do t’ju bëja ndonjë shërbim atyre po t’ua përmendja emrat publikisht. Janë rreth 30-40 njerëz me të cilët mund të them se mbaj kontakte të rregullta ose deri diku të tilla. Përfaqësojnë profesione të ndryshme dhe pikëpamje të ndryshme politike, gjithashtu. Jam përpjekur të bëj të njëjtën gjë kur kam qenë në Tiranë.

-A ka diçka për të cilën ju merr malli posaçërisht nga Shqipëria?

Pothuajse gjithçka, me thënë të drejtën. Të jesh ambasador i Amerikës në Shqipëri duhet të jetë një prej punëve më të mira në botë. Më pëlqente të ngrihesha në mëngjes dhe të mendoja për ditën që kisha përpara.

Çdo ditë ishte një lloj aventure e re, sepse ka kaq shumë sda përballë shqiptarëve, dhe ata të bëjnë të ndihesh i vlerësuar, sepse kaq shumë shqiptarë duan të besojnë në një të nesërme më të mirë. Dhe Shtetet e Bashkuara mund të jenë një pjesë e kësaj.

-Cila është gjëja që të mungon më pak nga Shqipëria?

Ndoshta cinizmi dhe hipokrizia. Sigurisht të politikës, por jo vetëm në politikë. Ngado.

-Mendoj se mund të isni më lirshëm tani që nuk jeni më i kuzuar nga kushtëzimet e Shërbimit të Jashtëm. A do të thotë kjo se mund të jeni më kritik ndaj qeverisë Rama?

A po thoni se nuk kam qenë kritik gjatë kohës që isha në detyrën time zyrtare? Jam i sigurt se z. Rama nuk do të ishte dakord.

-Z. Rama arriti të merrte një mandat të dytë, por zotat nuk e donin të lumtur. Shpërthimi i skandalit ku përfshihet ish-ministrit i tij i Brendshëm, z. Tahiri, e tronditi qeverinë e tij, e cila tani po përpiqet të mbledhë copat. Qeverisja e vendit është kthyer në ‘menaxhim të krizës’. Çfarë mendonit për z. Tahiri gjatë kohës që ishit Ambasador?

Menaxhim krize? Nuk jam i sigurt se bie dakord me këtë vlerësim. Sa i takon z. Tahiri Ambasada amerikane kishte një raport shumë të afërt dhe bashkëpunues me të kur ai ishte Ministër i Brendshëm. Dhe jo vetëm me të, por edhe me zyrtarë të tjerë të lartë të asaj ministrie, përfshirë Elona Gjebrenë dhe Genc Gjonçajn. Dhe, sigurisht, të gjithë strukturën e Policisë së Shtetit. Bashkëpunimi ishte i shkallës së parë.

-Çfarë mendoni për të tani?

I kam lexuar disa prej akuzave kundër tij dhe ato janë serioze. Dhe nuk e di se çfarë është e vërtetë dhe çfarë jo. Nëse ka bërë diçka të gabuar, dhe kjo mund të provohet në gjykatë, atëherë ai patjetër që duhet të përballet me pasojat. Por, siç e thashë, nuk e di nëse ai është fajtor.

-Partia Socialiste në pushtet refuzoi t’ia hiqte imunitetin parlamentar z. Tahiri. Pati nga ata që e panë këtë si një llim shumë të keq të procesit të vetingut, pasi jepet ideja sikur ‘makina e vetingut’ do të kapë vetëm politikanë të anës tjetër, apo gjykatës dhe prokurorë që nuk janë në ‘zonën e miqësisë’…

Deputetët gëzojnë imunitet sipas Kushtetutës dhe ligjeve të Shqipërisë, për arsye të ndryshme. Por imuniteti nuk duhet të jetë mburojë nga hetimet, nëse ka prova të besueshme për aktivitet kriminal.

-Në një tjetër lëvizje të çuditshme, z. Rama zgjodhi si kryetar të Parlamentit z. Gramoz Ruçi (në fakt, ai pëlqen t’i drejtohesh me shoku Gramoz). Si ju duket kjo zgjedhje?

Pse është e çuditshme? E kam takuar Ruçin disa herë kur isha Ambasador. Bisedat tona ishin gjithnjë produktive dhe të sjellshme. Socialistët kanë shumicën, kështu që është e natyrshme që një ligjvënës veteran i socialistëve të bëhej kryetar Kuvendi.

-Ambasadori Lu refuzoi të merrte pjesë në seancën e parë plenare të Kuvendit të ri, hera e parë për ceremoni të tilla. Disa e panë këtë si mënyrën e tij për të shprehur mosdakordësi me zgjedhjen e Ramës për kreun e Kuvendit. A është e drejtë të thuhet se ambasadorët amerikanë nuk veprojnë si persona privatë, por si përfaqësues të Washington-it, duke e bërë rrjedhimisht pozicionin zyrtar të Shteteve të Bashkuara të shkojë përkundër zgjedhjeve të tilla: komunistë të linjës së ashpër të përfaqësuar në pozicione të tilla pushteti?

Ambasadorët amerikanë në Shqipëri kanë shumë eksibiliet për të bartur detyrat e tyre, por gjithnjë si përfaqësues zyrtarë, dhe jo si persona privatë. Kam dëgjuar se Ambasadori Lu nuk ishte i pranishëm në seancën e parë plenare. Jam i sigurt se ka pasur arsyet e veta; ndoshta ka pasur një angazhim tjetër. Duhet të pyesni atë.

-Ndërkohë z. Meta është bërë President. A jeni në pozita miqësore me të? A ishte ai zgjedhja e duhur për këtë post? A bëri ai një zgjedhje të mirë duke e pranuar këtë post?

Kam shumë respekt për z. Meta. Po, ne jemi në kontakt, megjithëse ai është gjithnjë një person i zënë me punë si Kryetar Shteti, dhe unë e kam parasysh këtë. Për shkak të staturës së tij politike, z. Meta nuk është peng i asnjërës prej partive politike kryesore, dhe kjo është një gjë e mirë. Po, mendoj se ai është një zgjedhje e mirë si President. A ishte një zgjedhje e mirë për të? Duhet të pyesni atë. Më lejoni të shtoj diçka për z. Meta. Si çdo lider tjetër politik në Shqipëri, ai ka të mirat dhe të metat e tij. Por ka pasur një prirje për ta ‘demonizuar’ z. Meta dhe LSI, dhe për t’i fajësuar ata shpërpjestimisht për problemet e politikës shqiptare. Kjo është gjithashtu e vërtetë edhe për të ashtuquajturin faktor ndërkombëtar, përfshirë edhe Washington-in zyrtar. Ishte frustruese të dëgjoje nga Departamenti i Shtetit gjëra të tilla si: “pse të merremi me Metën dhe LSI? Sigurohuni që Berisha (më vonë Basha) dhe Rama të pajtohen për këtë apo atë gjë”. Dhe unë u thoja: “Nuk e kuptoni, apo jo? Berisha dhe Rama (apo Basha dhe Rama) NUK do të bien dakord, dhe ky është problemi!”. LSI është pjesë e dinamikës. Është realiteti politik i Shqipërisë sot. Çdo zgjidhje që nuk e përfshin konstruktivisht LSI nuk është serioze.

-Në pranverë, kur ju vizituat Shqipërinë, u bëtë pjesë e negociatave të cilat u pasuan nga një vizitë nale e z. Hoyt Yee dhe një marrëveshje ndërmjet z. Basha dhe z. Rama, e quajtur ‘Paketa McAllister Plus’. Në retrospektivë, çfarë mendoni për atë marrëveshje?

Përshkrimi që i bëni rolit tim është bujar; Ambasadori Lu ishte i sjellshëm që më la të merrja pjesë në ato takime. “Pakti” apo çfarëdo tjetër që ju doni ta quani, shtroi rrugën për zhvillimin e zgjedhjeve. Zgjedhjet nuk ishin perfekte, por ato ishin të pranueshme. Kështu që ‘pakti’ ishte një gjë e mirë.

-A është e vërtetë se marrëveshja ishte e llojit ‘merre ose lëre’, dhe nëse z. Basha nuk do ta pranonte, Washington-i do t’i njihte zgjedhjet e përgjithshme edhe pa pjesëmarrjen e opozitës?

A kishte ndonjë zgjedhje Basha? Nëse PD nuk do të merrte pjesë në zgjedhje, ato do të zhvilloheshin gjithsesi, dhe hamendësimi im është se rezultati, me shumë mundësi, do të ishte njohur nga pothuaj të gjithë në komunitetin ndërkombëtar.

-Pjesë e marrëveshjes Rama-Basha ishte gjithashtu një task-force speciale, e cila pas zgjedhjeve hartoi një raport të gjatë ku thuhej se zgjedhjet e 25 qershorit u njollosën nga shumë shkelje. Z. Rama e refuzoi raportin si të njëanshëm duke zgjedhur në thelb prishjen e marrëveshjes politike të majit. Çfarë mendoni për qeverinë me disa parti e cila përfshinte disa ministra të opozitës, dhe a e keni lexuar apo keni dëgjuar për raportin në fjalë?

Kam dëgjuar për raportin, por nuk e kam lexuar dhe kështu që nuk mund të komentoj.

-Partia Demokratike i humbi zgjedhjet dhe disa vëzhgues apo palë të prekura, ia hodhën fajin listës së z. Basha dhe zgjedhjes së tij për të përjashtuar nga listat ‘gardën e vjetër’ dhe zgjedhjen në vend të tyre të emrave të rinj….

Partia Demokratike ishte në një pozicion të vështirë për disa arsye, dhe një humbje në vitin 2017 ishte e pashmangshme. Strategjia elektorale ishte një problem madhor, por disa prej vendimeve të diskutueshme të PD për listën e kandidatëve, e bënë edhe më keq situatën. Për shembull, moskandidimi i Jozena Topallit ishte i panevojshëm dhe fyeu shumë besnikë të PD në Shkodër, ku ajo është një gurë simbolike. Në një rrafsh më të gjerë, është e rëndësishme që përpjekjet reformuese ta çojnë PD në erën post-Berisha, në mënyrë që të bëhet kompetitive sërish. Është e rëndësishme për qindra mijëra votues shqiptarë që e konsiderojnë veten ‘konservatorë’, të kenë një zë të besueshëm që i përfaqëson interesat e tyre, të tillë që të mund të sdojë të majtën në zgjedhje. PD-së i duhet punë.

-Z. Basha e pa një prej arsyeve të humbjes te kriminalizimi i procesit elektoral dhe parave të drogës të përdorura për të tjetërsuar apo blerë vota. Kishte nga ata që nuk pajtoheshin me këtë, deri kur u bë publik një hetim i policisë dhe prokurorisë italiane. Trakantë droge u përgjuan duke thënë se Saimiri (mendohet se bëhet fjalë për ish-ministrin) ka bërë 5 milion euro, por atij i duhen nja 20 milion për t’i përdorur në zgjedhje. Ata që ishin skeptikë ndaj argumenteve të z. Basha tani po e pranojnë idenë se para të shumta, të ardhura nga droga u përdorën në fakt në zgjedhje. Problemi i drogës dhe krimit të organizuar është absolutisht serioz, dhe qeveria duhet të bëjë punë më të mirë. A janë përdorur para nga aktivitete të jashtëligjshme në zgjedhje?

Jam i sigurt se po. Por nuk është kjo arsyeja e tkurrjes së PD.

-Vendimi i Top Channel për ‘të ulur në stol’ drejtorin e lajmeve, Sokol Balla, dhe për të marrë hapur një qëndrim kritik ndaj qeverisë së Ramës, u bë lajm i madh javën e shkuar. A është ky rasti i Top Channelit në ditën e vet më të mirë (media në opozitë me pushtetin); a është luftë mes mediash për territore; apo është një lëvizje e Ramës për të bërë aleatë të rinj dhe për të harruar të vjetrit?

Kam lexuar për disa nga shumë ndryshimet në TcH qëkur iku Kel Joti, disa kohë më parë, por nuk e di historinë e plotë. Për shembull, ata nuk ishin në anën e lajmeve por të argëtimit, por u trishtova kur dëgjova se artistë të talentuar si, Adi Krasta dhe Eneida Tarifa, kishin ikur nga TCh. Ndoshta kanë ikur për arsye profesionale, nuk e di. Sa i takon Departamentit të lajmeve, përveç Sokol Ballës disa gazetarë profesionistë impresivë kanë shërbyer më parë si drejtorë lajmesh atje, përfshirë Kel Demin dhe Bledar Zaganjorin. Nuk e njoh drejtorin e ri të lajmeve. Shpresoj që Balla të vazhdojë të drejtojë Top Story-n. Më pëlqenin, si Top Story, ashtu dhe Opinioni.

– Ambasadori Lu ka bërë zhurmë duke thënë se, në janar, për herë të parë do të bien në rrjetë ca peshq të mëdhenj. Shumë janë skeptikë, sepse në të shkuarën shumë peshq të mëdhenj u kanë kaluar anash rrjetave, dhe disa pyetën ‘pse në janar, dhe jo tani?

Gjë e cila na sjell disi te thirrja juaj e famshme Act Now! Faleminderit që e rikujtoni ACT Now! Jam krenar për atë që u përpoqëm të bënim. Sa i takon përmasës së peshqve që do të kapen, shpresoj se do të bëhet progres serioz me reformën në drejtësi, përfshirë vetingun.

-Gjatë shërbimit tuaj në Tiranë, jam i sigurt se keni pasur momente të mira dhe të këqija me krerët e lartë të politikës shqiptare. A ju kujtohet ndonjë?

Kishte plot nga të dyja. Një gjë që shumë shqiptarë nuk e kuptojnë, janë ecejaket ndërmjet Ambasadës dhe Departamentit të Shtetit në Washington. Shumicën e herëve komunikimi dhe koordinimi është i mirë, por jo gjithmonë. Gjatë katër viteve të mia në Tiranë, ndjeva se vetëm një zyrtar i lartë në DSh kishte një pamje të qartë dhe objektive të situatës në Shqipëri, dhe ky ishte Tom Countryman. Ai nuk ishte gjithmonë dakord me mua, por unë gjithnjë kisha shumë respekt për të.

-Në disa qarqe shqiptare ju konsideroheni ‘sorosian’. A jeni i tillë? Pse itet kaq shumë për ndikimin e Sorosit?

(Qesh) e keni seriozisht? Unë, sorosian? Kushdo e mendon apo e thotë këtë është një idiot, dhe shpresoj se do ta botosh këtë. Siç e di çdo shqiptar, Instituti Republikan Amerikan, Instituti Demokrat Amerikan, bashkë me Shoqërinë e hapur të Sorosit janë tri prej organizatave më të spikatura amerikane, që janë angazhuar në ndërtimin e institucioneve demokratike, bazuar në modele perëndimore, që nga rënia e komunizmit. Nëse shohim mbrapa përgjatë 25 viteve të shkuara, nëse do më pyesje nëse Sorosi dhe ShH ishin ndoshta shumë të përfshirë, apo se kishin shumë kontrata për OJF-të, ndërtimin e kapaciteteve…etj, përgjigja ime do ishte: ndoshta. Ndoshta. Të gjitha këto kontrata janë kompletuar, dhe jam i sigurt se përgjatë viteve të gjithë ata që janë përfshirë në procesin përzgjedhës, qoftë Ambasada amerikane, USAID, Departamenti i Shtetit etj., janë përpjekur të ishin sa më objektivë të mundeshin. Por Soros, IRA apo IDA janë organizata të mëdha dhe kanë shumë burime, kështu që po, është krejtësisht e mundur, që ata të kenë gëzuar ndonjë avantazh herë pas here. Por, të fajësosh Sorosin për këtë apo atë gjë, nuk ka kuptim. Ky është rasti klasik i fenomenit të gogolit. Në Shqipëri, ashtu si në Amerikë, ka teoricienë konspirativë që shpikin gogolin për të tërhequr vëmendjen.

-Nëse do të evidentoje një problem të vetëm shqiptar, cili do të ishte ai? A është politik, shoqëror, kulturor apo çfarë?

Shqetësohem për Shqipërinë. Shqetësohem sepse them, ja ku jemi, më shumë se 25 vjet pas rënies së komunizmit, dhe njerëzit po humbin shpresën. Shoh që cinizimi po rritet gjithandej. E sheh të pasqyruar në qëndrimet e njerëzve, në kulturën popullore. Ndonjëherë, Tirana i ngjan Panairit të Kotësive të njeriut të varfër, dhe është në fakt shumë e sikletshme.

Shih skenën artistike, për shembull. Shqipëria ka kaq shumë artistë të talentuar, por problemi i ‘anti-vlerave’ është i keq dhe po sheh rritje. Ka vulgaritet në shumicë, sipërfaqshmëri dhe articialitet kudo. Dhe disa prej liderëve me inuencë të industrisë së argëtimit duhet të kenë turp nga vetja, sepse ata e inkurajojnë këtë ‘mani’, këtë garë të turpshme ku ‘pëlqimet’ në Facebook apo YouTube blihen si karamele të lira. Për çfarë? Ndërkohë shumë talente premtuese dhe artistë të vërtetë shqiptarë, vuajnë dhe janë nën trysni të përhershme për të bërë kompromise në mënyrë që të mbijetojnë. Nuk është e drejtë. Kjo është në njëfarë mënyre një përgjigje e gjatë për pyetjen tuaj, por ajo që po përpiqem të them është se prirjet (trendet) negative në kulturën popullore janë në fakt emblematike për sëmundje më të gjera që ne shohim aktualisht në Shqipëri. Të gjithë asin për ‘krenarinë’ shqiptare, por ajo që duhet është më shumë dinjitet shqiptar, bazuar në kulturën e mrekullueshme, traditat dhe vlerat që e bëjnë Shqipërinë speciale. Mentaliteti komunist është kudo në shoqëri, dhe jo vetëm në atë që njerëzit e konsiderojnë si ‘të majtë’ tradicionale-është kaq veprues edhe në të djathtën. Po, korrupsioni duhet luftuar. Ndëshkueshmëria. Kriminaliteti. Të gjitha. Por, pas gjithë këtyre viteve ngjan si bla bla bla. Ajo që duhet bërë është kjo: kolektivisht, duhet të gjeni kurajën dhe frymëzimin për të kapërcyer mentalitetin komunist, sepse ai është çka po e pengon Shqipërinë për të përmbushur potencialin e saj të plotë.

-Një pyetje të fundit, më e lehta dhe më e vështira në të njëjtën kohë: Kush ka qenë ambasadori më i mirë amerikan në Tiranë që nga rënia e komunizmit?

(qesh) Kjo, në fakt, është shumë e lehtë. Bill Ryerson, pa dyshim. Ndjekur nga Mariza Lino dhe John Withers. Nxitoj të them se mendoj se Donald Lu po bën bën një punë të shkëlqyer. Dhe e di se po as në emër të gjithë atyre që kanë shërbyer në atë pozicion, kur them se ka qenë mundësia e një jete me kujtime që ne do t’i gëzojmë gjithnjë./politiko

ME TE LEXUARAT