Balla sulmon Prokurorinë: Po bën pazare që të mbyllë dosjen më korruptive në 27 vjet

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, akuzon Prokurorinë se po tenton të mbyllë një prej dosjeve më të qarta të korrupsionit në 27 vite, atë të skandalit CEZ.

Sipas Ballës, pa kryer hetime, pa marrë në pyetje asnjë dëshmitar e pa marrë parasysh raportin e komisionit hetimor parlamentar, prokuroria e ka dërguar dosjen në gjykatë duke kërkuar mbylljes e çështjes.

Kliko per me shume info

“Prokuroria po bën pazare që vijnë erë të keqe me kilometra larg! Prokuroria po shfaqet hapur si vegël e politikes dhe padrejtësisë! Prokuroria po provon me veprimet e mosveprimet e saj, se ka brenda saj një kalbëzim të tmerrshëm!”, shkruan kreu i Grupit të PS.

REAGIMI I PLOTË I BALLËS:

Prokuroria po perpiqet te mbylle nje per dosjeve me te qarta te korrupsionit ne keto 27 vite, skandalit “CEZ”. Pa kryer asnje hetim minimal, pa marre ne pyetje asnje te akuzuar, asnje deshmitar, asnje person ne dijeni, pa marre ne konsiderate asnje prej gjetjeve te Raportit perfundimtar te Komisionit hetimor parlamentar, Prokuroria qe u ngrit brenda dites per te arrestuar nje deputet mbi bazen e nje materiali te botuar ne media me pergjimet e dy krimineleve, jo vetem nuk e ve ujin ne zjarr per nje material te shkruar me fakte kompromentuese e me emra peshqish te medhenj e te vegjel te dyshuar per krim ekonomik e korrupsion me permasa tronditese, po na e paska derguar dosjen ne Gjykate duke kerkuar mbylljen e saj!!!

Kush jane keta prokurore? Kush u ka dhene ketyre prokuroreve pushtetin qe te sillen me drejtesine si tregtare qeniesh te gjalla dhe ta trajtojne popullin shqiptar si mish per top? Kush eshte pas ketyre kukullave te ketij teatri te neveritshem me drejtesine si mjet per te sulmuar dhe per te mbrojtur, ne emer te interesave politike e korruptive qe fyejne Shqiperine, popullin, drejtesine?!

Prokuroria po ben pazare qe vijne ere te keqe me kilometra larg! Prokuroria po shfaqet hapur si vegel e politikes dhe padrejtesise! Prokuroria po provon me veprimet e mosveprimet e saj, se ka brenda saj nje kalbezim te tmerrshem!

Por Prokuroria nuk ka per ta ndalur dot oren e drejtesise qe po vjen dhe qe ka tmerruar politikane prokurore e gjykates te korruptuar! Kurre nuk do ta ndaloje dot edhe sikur te gjeje ne gjykate, njerez te tredhur e te korruptuar njesoj si ata qe e kane cuar dosjen e CEZ-it per ta varrosur, pa asnje lloj procesi minimal hetimor!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here