Alarm nga pickimi i gjarpërinjve në Nigeri, 50 viktima në ditë nuk trajtohen me antihelm

250 persona kanë vdekur ditet e fundit në Nigeri për shkak të pickimeve nga gjarpërinjtë. Sipas mediave, kjo ka ardhur për shkak të mungesës së ilaçeve kundër helmit.

Spitalet përballen çdo ditë me mesatarisht 50 viktima. Disa shkojnë aty në kushte shumë kritike dhe e vetmja gjë që u mbetet mjekëve të bëjnë është t’i shikojnë, për shkak se janë të pafuqishëm për të bërë diçka.

Kliko per me shume info

Korrespondenti i një media afrikane, i cili vizitoi tre qendra trajtimi, tha se vendi nuk ishte furnizuar me antihelm që prej Gushtit. Shumë prej këtyre qendrave janë në krizë, pasi ilaçet e mbetura u përdorën në fillim të Tetorit, shkruan tv klan.

I vetmi antihelm i disponueshëm për momentin është një ilaç indian, por që nuk kryen efekt përballë pickimeve të nepërkave, që janë gjarpërinjtë më të zakonshëm në Nigeri.

Pickimet prej gjarpërinjve janë të zakonshme në këtë periudhë në vendin afrikan, për shkak të korrjeve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.