Akuzohet për vrasjen e të riut në Dajt, Emiljano Tashos i shtohet dënimi

Emiljano Tasho, i cili aktualisht ndodhet në burg për një vrasje të kryer dy vite më parë në Dajt, është futur sërish në telashe me drejtësinë, duke iu shtuar dënimi.

Shkak është bërë gjetja e dy telefonave në qelinë e tij në burgun e Vaqarrit, për të cilat është dënuar me një vit burg.

Kliko per me shume info

Gjatë kontrollit të punonjësve të sigurisë Tashos i janë gjetur dy telefona, një në dorë dhe tjetri i fshehur në dyshek.

Ndërkohë, Tasho nuk tregoi se ku i kishte siguruar telefonat.
Emiljano Tasho u dënua me 16 vite burg për vrasjen e Enton Nikës në një lokal në zonën e Dajtit, ngjarje kjo e ndodhur në 11 nëntor të vitit 2015./balkanëeb

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.