Akuzohet për vepra të rënda penale, arrestohet në Kakavijë i riu i shqiptar

Një 24-vjeçar u arrestua në Kakavijë pasi rezultonte i shpallur në kërkim. I riu akuzohet për një sërë veprash penale, mes të cilave edhe vrasje e mbetur në tentativë.

Blutë bëjnë me dije se një ditë më parë, në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavije, në hyrje të Republikës së Shqipërisë u kthye i deportuar, Denis Imeri, 24 vjeç, banues në Memaliaj.

LEXO EDHE:  Rrëshkitje dherash në Romës të Mallakastrës, banorët rrezikojnë jetën
Kliko per me shume info

Pas intervistimit dhe verifikimeve të bëra nga punonjësit e policisë në sitemin ‘’TIMS’’, Denis Imeri rezultoi se është person në kërkim.

Vendimet e dhënë ndaj tij nga gjykatat:
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, me vendimin penal nr.224, datë 28.04.2017, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”, “Vjedhje e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake luftarake dhe municionit”
Gjithashtu, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendim nr.932A, datë 05.05.2017, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here