Akuzohet për korrupsion pasiv, nis seanca gjyqësore ndaj gjyqtarit Shkëlqim Miri

Ka nisur seanca gjyqësore për marrjen e masës së sigurisë ndaj gjyqtarin Shkëlqim Miri i akuzuar për korrupsion pasiv. Prokuroria kërkon “arrest me burg”.

Miri ishte ndaluar më parë në kuadër të hetimit për marrjen e 20 mijë eurove në këmbim të lirimit të të dënuarit për vrajse Gentian Doda.

Kliko per me shume info

E ndërsa policia ka gjetur një sasi të konsiderueshme lekësh, dollarësh dhe eurosh në banesën e gjyqtarit të apelit, që në total shkojnë rreth 33 milionë lekë të rinj të cilat nuk i afroheshin pasurisë së deklaruar nga ai.
Mësohet se seanca në Gjykatën e Krimeve të Rënda do të mbahet me dyer të mbyllura. Prokuroria ka kërkuar marrjen e masës së sigurisë “Arrest me Burg”, ndërkohë që mbrojtja e gjyqtarit kerkon hetimin e tij në gjëndje te lirë.Gjyaqtari i Gjykatës së Apelit, Shkëlqim Miri akuzohet për “korrupsion pasiv”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.