Akuzohen se kanë kërcënuar prokurorin pas vdekjes së djalit, çifti nga Fieri sqaron letrën: ‘Do vrasim veten’

Çifti nga Fieri kanë sqaruar letrën, ku akuzohen se kanë kërcënuar me vdekje prokurorin e cështjes së vdekjes së djalit të tyre 2-vjecar.

Çifti kërkon që personi që shkaktoi aksidentin të vihet para drejtësie. Ndër të tjera Lefter Buzi tregon se i kishte dërguar për këtë rast një letër kryeministrit, ku i shprehte të gjitha shqetësimet e tyre emocionale. Mes të tjerash ai i kishte shkruajtur:

Kliko per me shume info

‘Në letër i thashë që do gruan dhe vras veten’.

Ndërkohë, Pranvera Buzi tregoi se mbrëmjen e djeshme policia shkoi për kontroll në banesën e saj, ndërsa shtoi se ishte në dijeni të letrës, pasi e kishte shkruar vet.
Sakaq, avokati i çiftit e cilësoi shkelje nga policia shoqërimin e prindërve, pasi sipas tij ata nuk përbëjnë rrezik. Të dy burrë e grua do të procedohen penalisht nga policia lidhur me pretendimet e ngritura për kërcënim ndaj prokurorit.
NGJARJA SIPAS POLICISË
Ngjarja ndodhi në vitin 2012 në qytetin e Fierit, kur kamionçina përplasi për vdekje 2-vjeçarin Dionis Buzi teksa ky i fundit luante. Në muajin shtator 2017 shtetasi L.B, 60 vjeç, banues në fshatin Kallm i Vogël, Fier, ka dërguar një letër ankesë në autoritetet shtetërore ku nëpërmjet saj ka shprehur ankesën për një ngjarje të ndodhur në vitin 2012 ku si pasojë e një aksidenti, ka humbur jetën djali i tij 2 vjeçar.
Sipas këtij shtetasi, nuk janë kryer veprimet e duhura hetimore nga ana e Prokurorisë për zbardhjen e ngjarjes.
Në këtë letër ai ka kërcënuar me jetë Prokurorin e çështjes, shtetasin Ç.S. U referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier dhe filloi procedimi penale në gjendje të lirë për shtetasin L.B për veprën penale “Kanosja e Gjyqtarit” parashikuar nga Neni 317 i Kodit Penal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here