Akuzat ndaj Vangjush Dakos/ Bushati: Opozita duhet të nxjerrë faktet

Politikë

Analisti Andi Bushati, ishte i ftuar në studion e televizionit News24, ku ka komentuar akuzat e opozitës ndaj kreut të Bashkisë Durrës, Vangjush Dako, se ekzistojnë përgjime ku ky i fundit komunikon me grupe kriminale, të cilat kanë blerë apo edhe shantazhuar votuesit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas Bushatit, opozita po humbet kredibilitet nëse akuzave që lëshon nuk u publikon faktet. Mos publikimi i fakteve do të sjellë humbje të besueshmërisë së publikut ndaj qytetarëve.

“Duket sikur ka një ngushtim laku për kryebashkiakun e Durrësit. Disa gazetarë që merren me dosjet e kronikës pohojnë se një kryebashkiak tjetër socialist ka rënë pre e përgjimeve, tani del opozita duke e futur në përgjime që sipas tyre janë bërë nga të huajt.

Unë e kam problemin më shumë këtu te opozita. Duhet të mbarojë ajo lloj loje me shkelje syri e me nënkuptime, o fol me fakte o hesht. Është debat shterpë kështu. Opozita o ka dokumenta, ose i bën hipoteza këto.

Kjo mund të ketë kundërefekt tek publiku, se shikoni zbulime të forta kanë bërë qytetarët digjitalë të Berishës, por si kanë humbur ato kur Berisha denoncon për çdo gjë e shpesh ka dalë blof. Më mirë opozita të ngrejë kauza se sa të hedhë në sheshin e politikës të vërteta e të pavërteta bashkë,” – tha ndër të tjera Bushati.

ME TE LEXUARAT