Akuzat ndaj Haki Çakos, Xhafaj: Nuk e shkarkoj pasi nuk kam shqetesimin tuaj!

Kliko per me shume info

Pasi shume akuzave te opozites qe kane shenjestruar Drejtorin e Policisë së Shtetit, Haki Çako, Ministri i Brendshem,Fatmir Xhafaj ka dhene nje pergjigje. Xhafaj u eshte pergjigjur pyetjeve te deputetëve te opozitës në komisionin e Sigurisë. Pyetje përgjigjet mes Flamur Nokës (PD), Endrit Brahimllarit (LSI) dhe Fatmir Xhafës.

Flamur Noka: Kur prezantohet buxheti ministri shoqërohet nga titullari i policisë, por Haki Çako mungon. Policia që drejtoni a është policia që duam? Para disa ditësh në portin e Durrësit u hoq një mini jaht pas skandalit Tahiri, keni dijeni se kujt i përkiste ky jaht?

Kliko per me shume info

Fatmir Xhafaj: Nuk është gjykuar e arsyeshme që Çako të jetë këtu. Mbrojtja e buxhetit është përgjegjësi e imja kushtetuese dhe ligjore. Unë nuk drejtoj policinë e shteti por drejtor MPB. Unë gjithashtu nuk drejtoj territoret e porteve. Është detyrë e policisë të hetojë për këto gjëra

Flamur Noka: Keni një koment rreth fshehjes së skandalit të Elbasanit?

Fatmir Xhafaj: Policia e Elbasanit ka bërë detyrën konform ligjit

Endrit Braimllari: Ke shkarkuar të gjithë drejtuesit por jo Haki Çakon…

Fatmir Xhafaj: Nuk mund të shkarkoj drejtorin e policisë, pasi ka shqetësime një forcë politike

Endrit Braimllari: Por nëse ka shkelje në funksion të detyrës

Fatmir Xhafaj: Unë nuk e kam këtë shqetësim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.