Akuza të rënda ndaj FSHF-së/ Dhunohet arbitri i ndeshjes Blerim Ziri

Luftëtari është mundur sot në Gjirokastër me rezultatin 2 me 3 nga Teuta e Durrësit. Por gjirokastritët e kanë kontestuar rezultatin dhe për këtë fajësojnë arbitrimin e ndeshjes. Momenti më i kontestuar ishte penalltia e akorduar për durrsakët.

Një grup tifozësh e kanë dhunuar arbitrin ndeshjes Blerim Ziri. Ata e kanë pritur sapo ai doli nga stadiumi dhe u fut në makinën e tij. Fitozët e kanë goditur me gure dhe shkelma automjetin, duke i thyer xhamat dhe parakolpin e automjetit.

Kliko per me shume info

Të pranishëm kanë qenë edhe oficerë të policisë, të cilët thonë burimet e ArgjiroLajm.net, nuk kanë ndërhyrë te përplasja. Skandali shkon edhe më tej, pasi deri më tani nuk ka asnjë të shoqëruar nga tifozët që dhunuan arbitrin e ndeshjes. Ndërkohë presidenti i Luftëtarit, Grigor Tavo, ka hedhur akuza të rënda ndaj Federatës Shqiptare të Futbollit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here