Akuza/ Belind Këlliçi: Nëse ndjek paranë gjen Edi Ramën

Kliko per me shume info

Për katër vite me rradhë, Edi Rama ia doli ta kthejë Shqiperine në hambar droge. Hashashi u mboll ngado me bekimin e tij, ndërsa rëndom policët merrnin rryshfetin e tyre, natyrisht shumë më të vogël se “shefi i madh” dhe “i madhi fare”.

Media ndërkombëtare e konsideron Shqipërinë si Kolumbinë e Europes. Kreu i antimafias Italiane vuri alarmin se mariuana shqiptare po përmbyt Italinë, ndërsa Gjermania, Holanda, Anglia etj u “pushtuan” nga kokaina dhe heroina.

Kliko per me shume info

Qendra Europiane e Drogave dhe e Varësisë së Drogave (EMCDDA), në raportin e vitit 2017 për Shqipërinë, ngre shqetësimin se vendi pas kanabisit e kokainës, së fundmi po kthehet në një nyje të trafikimit të heroinës .

Tashmë që paratë e drogës nuk mund të fshihen më, Edi Rama ka prioritet këto katër vite pastrimin e tyre. Prandaj i është vërsulur ndërtimit. Kjo vërtetohet dhe me faktin se ndonëse është rritur fluksi i ndërtimit, kreditimi mbetet në rastin më të mirë në nivelet ku ka qenë.

Raporti i Këshillit të Europës mbi krimin ekonomik dhe pastrimin e parave që i referohet periudhës 2016-2017, thote se kanalet e pastrimit të parave përfshijnë si sistemin financiar, ashtu dhe investimet në ekonominë formale.

Sipas tij, në sistemin financiar dy janë rrugët kryesore, transaksionet brenda sistemit dhe hapja e llogarive bankare në emër të personave të afërm te familjes, ose rrethit shoqëror.

Por organizatat kriminale përdorin edhe investimet në ekonomi. Sipas Këshillit të Europës, një pjesë e parave pastrohen duke bërë blerje të bizneseve të ligjshme, ose duke hyrë në partneritet me to.

Paralelisht blerja e pasurive të patundshme si trojet, apartamentet, hotelet dhe stacionet e karburanteve, janë po ashtu metoda gjerësisht të përdorura.

Sipas raportit, në Shqipëri nuk pastrohen vetëm paratë që burojnë nga aktivitetet e jashtëligjshme brenda vendit, por edhe ato që vijnë nga jashtë kufijve.

Kjo lehtësohet nga ekonomia e gjerë informale, si dhe lehtësia për të transportuar paratë cash në kufi.

Shqipëria me Edi Ramën është kthyer në lavatriçen e parave të pista.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.