AKU bllokon 1.4 ton vaj, prodhohej jashtë standardeve dhe pa licencë

Aktualitet

Nga inspektimi rezultoi se, subjekti operonte në një ambient (garazh) me kushte higjeno-sanitare të papërshtatshme për ushtrimin e një aktiviteti të tillë.

Ndërkohë, produkteve të tij, vaj misri dhe vaj ulliri, iu mungonte sistemi i gjurmueshmërise, si dhe miratimi i etiketave.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërkohë që subjekti në fjalë nuk kishte Lincencë për pridhim, ambalazhim dhe tregtim të produkteve ushqimore, por ishte i regjisatruar si person fizik në QKR. Në këto kushte, inskeptorët e AKU bllokuan një sasi prej 1381 iltrash vaj, konkretisht, vaj misri “Thesaloniki”, 816 litra, vaj “Alkis” 5 litra dhe vaj misri pa etiketë, 550 letër.

Ndërsa për sasitë e bllokuara u morën mostra dhe u dërguan për analizë në ISUV, subjekti u gjobit me 800.000 lekë dhe u bllokua në mënyrë të menjëhershme.

ME TE LEXUARAT