Aktorja Tinka Kurti aksidentohet në shkallët e pallatit, Kabo i bën thirrje ministres për ta ndihmuar

Aktualitet

Një bisedë me Tinka Kurtin në telefon, e treguar nga profesori Përparim Kabo ka kujtuar edhe njëherë harresën për njerëzit e artit.

Aktorja e moshuar, e mbyllur në shtëpi pas një rrëzimi aksidental nga shkallët, krejtësisht e harruar nga autoritetet shtetërorë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Shembulli është pritja shtetërore e organizuar nga Presidenti Ilir Meta. Mes qindra të ftuarve, vendin e nderit e zënë politikanët. Pas tyre biznesmenë, gazetarë dhe plot të tjerë njerëz që mbushin ekranet e televizioneve çdo ditë.

“Me dy mëndje të telefonova se mendova se mos ishe në pritjen e shtruar në Pallatin e Brigadave nga Presidenca. Jo moj Tink i thash…unë nuk arij dot deri atje nuk kam aq shumë merita…e pas një pause ajo shtoi, as mua, u bë tash dy vjetë që nuk më thërrasin.

Mu bë një lëmsh në fyt dhe mu kujtua që kjo grua e ndryshoi Shqipërinë me artin e saj që nga roli Tanës e deri te Lady Macbeth…

Po kush janë këta mendova që e kanë menduar të tepërt Tinka Kurtin…” shkruan Kabo.

“Me takt i thashë a je nesër të pimë një kafe bashkë e të shëtisim…Jo më tha… dhe mendova se diku është ftuar…” vazhdon profesori.

“Por jo s’qe kështu…

Më tregoi se para dy ditësh në shkallën e pallatit ku s’kishte drita qe rrëzuar në shkallë…

Ambulancat mbyllur për festë…dhe diku kish mundur të vizitohesh e i kishin thënë se je shëmbur në gjysmën e trupit…

Xhongu në fyt mu zmadhua…

Po çfarë lloj shteti jemi ne?

Po pati mundësi Ju zonja ministre e Shëndetësisë a mundesh nesër të gjesh pak kohë ta marrësh këtë zonjë dhe ta shoqëroni ju vet në spital dhe ti bëhen të gjitha ekzaminimet vetëm për një fakt…!” shkruan Kabo në thirrjen e tij për ta ndihmuar aktoren.

ME TE LEXUARAT