Aktori flet për “Arian Çanin dhe Reis Çiçon në Top Channel”

Kliko per me shume info

Aktori i humorit Rezart Veleshnja se fundmi po spikat me rolet e tij duke imituar Arian Canin dhe Reis Cicon.

Si një ndër aktorët më të spikatur në “Portokalli”, ai numëron role nga më të ndryshmit, që nga personazhe të thjeshtë e deri tek emra të njohur të ekranit.

Kliko per me shume info

I ftuar mëngjesin e ditës së sotme në “Wake Up”, Rezi thotë se në 10 vite ka arritur të realizojë plotë 44 personazhe, por sigurisht që ai e ka një të preferuar.

“Sigurisht që është Betim Spërdhima. Të gjithë ne shqiptarët e kemi pak fshatin brenda, të gjithë dhe kjo besoj është një ndër elementët e suksesit të këtij roli”.

Ai zbulon edhe personazhin më të vështirë për t’u realizuar. “Është drejtori i shkollës. Më ka bërë me dhimbje koke”.

Sa i përket “Zonës së Brrylit”, një miniprogrameve të realizuara nga Rezarti këtë sezon të Portokalli, ai thotë se nuk është synim të goditet askush, por vetëm të kënaqim publikun.

“Nuk kemi dalë me sëpata, nuk duam të godasim, njeri. Ne jemi emision humori dhe thjesht duam të kënaqim publikun”, u shpreh në Wake Up, aktori Rezart Veleshnja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.