Aktori i “Portokalli”-së, na prezanton të dashurën e re! (FOTO)

Ai është një nga aktorët më të dashur për publikun i cili luan disa nga rolet më të pëlqyera në “Portokalli”. Jemi duke folur për Rezart Veleshnjën të cilin e njohim me rolin e Betim Spërdhimës, në spektaklin e humorit.

Veleshnja pak kohë më parë i ka dhënë fund marrëdhënies 2-vjeçare me grimierën Pranvera Metolli. Statusin “i fejuar” si aktori ashtu edhe Pranvera e kanë fshirë nga profili i tyre asaj kohe. Por një dashuri e re ka hyrë në jetën e Rezartit.

Kliko per me shume info

Aktori ka publikuar një foto në “Instagram”, ku pas tij shihet një vajzë. Ai i ka bashkangjitur një shkrim fotos ku thuhet “Dashuria ime”, duke na zbuluar kështu se vajza në foto i ka vjedhur zemrën por duke mos e zbuluar identitetin e saj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here