Aktori njohur i i jep lamtumirën të bijës mes dhimbjes: Kjo asht dita jote Bubë...

Kosovë&Rajon

Aktori i njohur nga Kosova Cun Lajçi ka humbur vajzën e tij në moshën 34-vjeccare. Bubulina Lajçi është ndarë nga jeta paraditen e djeshme, ndërsa sot është përcjellë për në banesën e fundit.

Nuk kanë munguar fjalët prekëse dhe madje poezi për vajzën e tij nga aktori i njohur, që shpesh është futur në shtëpitë e çdo shqiptari me rolet e tij dramatike. Por duket se episodin më dramatik e ka kaluar në varrimin e së bijës. “Natën e mirë Bubë”, thotë ai.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Bubulina ishte aktore si babai i saj, ndërsa dyshohet se vdekja e saj e parakohshme ka ardhur nga mbidoza.

“Ikja e Bubës

Kjo asht dita jote Bubë,

e ikjës,

dhe s’dua të ta prish

Ik,

E imja

le të mbetet ajo e Majit

Rrugëtime pate të bollshme

por jo t’përjetshme

si sot.

Nejse

kjo asht dita jote s’po ta prishi

merr me vete gjithçka

sot të gjitha po t’i fali!”, shkruan aktori i njohur.

ME TE LEXUARAT