Aktori i famshëm akuzohet për sulm seksual ndaj fanses 16-vjeçare

Pretendimet për sulme seksuale ndaj emrave të njohur të botës së spektaklit, duket se nuk do të rreshtin edhe për shumë kohë.

Kliko per me shume info

Sylvester Stallone është i fundit që vihet në shënjestër të akuzave. “Mail Online” publikoi atë që sipas tabloidit është një raport policie i vitit 1986, ku detajohen akuzat e një adhurueseje 16-vjeçare, që pretendon se Stallone dhe truproja e tij e kishin sulmuar seksualisht në Las Vegas.

Siç thuhet, e reja nuk kishte ngritur padi, pasi ndihej e turpëruar dhe e frikësuar. Ndaj aktorit nuk u mor asnjë masë. Por ylli i “Rocky”-t mohoi kategorikisht pretendimet, duke thënë përmes zëdhënësit se historia ishte e pavërtetë.

Michael Bega i përshkroi akuzat si qesharake dhe shtoi se askush nuk ishte në dijeni të kësaj historie deri në publikim e saj, përfshirë Stallonen.

Viktima e pretenduar thotë se ishte ndierë e frikësuar, kur truproja e aktorit të njohur ishte përfshirë në incidentin e ndodhur në një dhomë hoteli, siç thuhet në raportin policor prej 12 faqesh.

Sipas tij, vajza ishte takuar me Stallonen në korrik të vitit 1986 në hotelin “Hilton” në Las Vegas, ku i kishte kërkuar një autgraf atëherë 40-vjeçarit. Ajo pretendon se aktori i kishte dhënë çelësat e dhomës, ku më vonë kishte kryer marrëdhënie seksuale me të dy burrat. 16-vjeçarja kishte dëshmuar në atë kohë se Stallone i kishte thënë se nuk duhej t’i tregonte askujt për ngjarjen, pasi në të kundërtën do ta rrihnin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here