Të dehur e pa patenta në rrugë, policia aksion në Tiranë: Arrestohen 4 shoferë

Policia rrugore e Tiranës vijon punën për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore. Kontrollet janë përqëndruar jo vetëm për alkoolin apo për shpejtësi tej normave të lejuara, por një kontroll i imtësishëm po ushtrohet për evidentimin dhe ndëshkimin e gjithë atyre që drejtojnë motorçikletat pa leje drejtimi apo pa kaskë mbrojtëse.

Efektivat e Policisë Rrugore të Tiranës , kanë vijuar punën duke ushtruar kontrolle të befasishme me pika kontrolli të lëvizshme në të gjitha akset rrugore hyrëse dhe dalëse të Tiranës, si dhe në akset rrugore të brendshme të qytetit.

Kliko per me shume info

Kontrollet kanë konsistuar në evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve të cilët:

• drejtojnë automjetin nën efektin e akoolit apo në gjendje të dehur.

• drejtojnë motorçikletat apo automjetet pa Leje Drejtimi

• qarkullojnë me shpejtësi tej normave të lejuara.

• nuk përdorin rripin e sigurimit.

• përdorin celularin gjatë drejtimit të automjetit

• nuk respektojnë sinjalistikën e semaforit

• qarkullojnë pa kaskë mbrojtëse si dhe pa Kontroll Teknik të mjetit, etj.

Në këtë kuadër janë arrestuar në flagrancë:

• 5 drejtues motorçikletash pa Leje Drejtimi.
• 4 drejtues mjetesh në gjendje të dehur, ku njëri prej tyre si rezultat i drejtimit të automjetit në gjendje të dehur ka përplasur një automjet tjetër.

Janë pezulluar 18 Leje Drejtimi, konkretisht :

• 9 Leje Drejtimi për drejtim mjeti me shpejtësi tej normave të lejuara

• 9 Leje Drejtimi të pezulluara për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur

Gjithashtu janë vendosur :

• 24 masa administrative për mosvendosje të rripit të sigurimit,

• 13 masa administrative për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit,

• 11 masa administrative për mosvendosje të kaskës mbrojtëse,

• 6 masa administrative për shkelje të semaforit,

• 4 masa administrative për mungesë të Kontrollit Teknik të mjetit,

• 2 masa administrative për gara shpejtësie,

• 2 masa administrative për xhama të errët,

• si dhe 47 masa të tjera administrative, të ndryshme.

Janë bllokuar 7 mjete, për mos shlyerje të 3 deri në 5 masave administrative.

Policia Rrugore e Tiranës, do vijojë kontrollet e pandërprera duke përdorur Dragerat dhe Radarët , me qëllimin e vetëm, rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here