Aksioni i policisë, arrestohet tregtari i armëve në Lezhë

Kapet dhe ndalohet një shtetas nga Kukësi i dyshuar për shitje të armëve të zjarrit në qytetin e Lezhës.

Gjatë kohës së proçedimit është sekuestruar një armë zjarri pushkë me 5 fishekë qe ky shtetas i kishte shitur në Lezhë.

Kliko per me shume info

Ndërsa sot, në momentin e kapjes, i është gjetur një thikë dhe 1 dozë lëndë narkotike Mariuanë.

Policia njoftoi se më datë 09.11.2017, në kuadër të proçedimit penal të nisur 3 muaj më parë, ku pas një pune hetimore të ndjekur me metoda speciale hetimi, nga forcat policore të Seksionit të Hetimit të Trafiqeve të Paligjshme në D.V.P.Lezhë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësorë Lezhë dhe Drejtorinë Vendore Kukës, u bë i mundur kapja e shtetasit :

– Altin Halilaj, 22 vjeç, banues në Kukës

Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e policisë, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale :

– 1 thikë me teh prerës të cilën e mbante pa leje
– 1 dozë lëndë bimore e dyshuar narkotike e llojit Mariuana.

Ndaj këtij shtetasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Veprat penale në ngarkim të tij ” Prodhim dhe mbajtje pa leje e armë luftarake dhe municionit” “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta” “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” parashikuar nga nenet 278/a, 279 dhe 283 të Kodit Penal.

Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here