Aksioni per ujin e pijshëm, këshilltarja e ministrit: 90 ditë afat për qytetarët, më pas ndëshkim

Këshilltarja e Ministit të Infrastukturës dhe Energjisë, Lindita Sotiri ka sqaruar per mediat se ku do te konsistoje reforma antiinfomalitet ne sektorin e ujit.

Sotiri tha se është një iniciativë e rëndësishme për qytetarët dhe do të zhvillohet në dy faza. “Është e papranueshme që të prodhojmë uje për të gjithë popullsinë, dhe në 3 litra uje që prodhohet , tepaguhet vetëm një litër. Janë 80 milion euro që vidhen, pra nuk shkojnë në buxhetin e shtetit. Do të administrohet reforma, të gjithë abonentët e indetifikuar do të pajisen me matës për të shmangur çdo abuzim. Nuk do të ndëshkohen po të deklarojnë vet se kanë lidhje të paligjshme të ujit, ndërsa ata që nuk kanë matës, duhet të kërkojnë”, ka saqruar Sotiri.

Kliko per me shume info

Sipas saj, “pas përfundimit të afatit 90 ditor, për tu deklaruar, do të fillojnë të merren edhe masa. Gjatë periudhës 90 ditore qytetarët janë të lutur të paraqiten pranë zyrave të ujësjellësit dhe të deklarojnë nëse kanë lidhje të paligjshme, dhe ata që nuk kanë matës uji të kërkojnë”.

“Mos pagesa e ujit nuk është vjedhje, por ka penalitete, dhe më pas këto do të vihen në zbatim. Vjedhje është kur ndërhyjnë në mënyrë të paligjshme në rrjetin kryesorë duke rrezikuar jetën e tyre, por edhe dëme për qytetarët e tjerë. Bashkia do të bashkëpunoj në aksionin kundër informalitetit të ujit, të gjitha bashkitë duhet të nxiten të bashkëpunojnë. Është një fenomen i çuditshëm kur kemi bashki që janë debitorë të ujit. Së pari duhet të kemi një bashkëpunim me kryetarët e bashkisë, por nëse nuk do të ketë bashkëpunim do të merret administrimi nga qeverisja qendrore”, ka theksuar Sotiri.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.