Aksion i madh policor në Tiranë, bien në pranga nëntë persona

Aktualitet

Nëntë persona kane rene ne prangat e policise se Tiranes gjate 24 oreve te fundit. Lajmi u be me dije nga burimet zyrtare qe kane thene se gjatë 24 orëve të fundit, nga Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, janë arrestuar/ndaluar dhe shpallur në kërkim 11 shtetas për veprat e ndryshme penale, konkretrisht:

1. Më datë 10.11.2017, u arrestuan në flagrancë shtetasit:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

• Shkëlzen Hajdara, 24 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”,

• Sali Vogli, 33 vjeç,

• Erlis Duka, 27 vjeç

• Amarild Mumajesi, 30 vjeç, banues në Tiranë.

Si dhe u shpallën në kërkim shtetasit B.V., 30 vjeç dhe D.S., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi rreth orës 01:10, në rrugën “Brigada e VIII”, të ndarë në dy grupe, për motive të dobëta janë konfliktuar fizikisht dhe me armë me njëri-tjetrin.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit " ," Prishja e qetësisë publike" dhe " Moskallëzimi i krimit " , të parashikuar në Nenet 278, 274 dhe 300 të Kodit Penal.

2. Më datë 10.11.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi Andi Liçollari , 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Besim Alla”, është kapur në flagrancë duke drejtuar automjetin me leje drejtimi të dyshuar e fallsifikuar.

Materialet për këtë shtetas iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale " Falsifikimi i dokumenteve", te parashikuar në Neni 186 i Kodit Penal.

3. Më datë 10.11.2017, në rrugën “Mihal Grameno”, u kap shtetasi në kërkim Enton Dingu, 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi Komisariati i Policisë Nr.2, e ka shpallur në kërkim për veprën penale “Mashtrim”.

Materialet për këtë shtetas iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale "Mashtrimi në kredi ", parashikuar në Neni 143/1 i Kodit Penal

4. Më datë 10.11.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi Ndricim Qylafi, 58 vjeç, banues në fshatin Okshun, pasi rreth orës 11:00, në Kavajë, në afërsi të një mobilerie , u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorrin tip “Konlon”.

Materialet për këtë shtetas iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt" parashikuar në Neni 291 i Kodit Penal

5. Më datë 10.11.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi Arben Duka, 56 vjeç, banues në Elbasan, pasi rreth orës 20:10, në rrugën Elbasan-Tiranë, pranë një lokali, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur motorrin tip “Yamaha”.

Materialet për këtë shtetas iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt" parashikuar në Neni 291 i Kodit Penal

6. Më datë 11.11.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi Indrit Balla, 37 vjeç, banues në Tiranë, pasi rreth orës 01:30, në rrugën “Ferit Xhajko”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”.

Materialet për këtë shtetas iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt" parashikuar në Neni 291 i Kodit Penal

ME TE LEXUARAT