Aksion i madh policor në Itali, arrestohen 50 persona dhe konfiskohen miliona euro

Kliko per me shume info

Policia italiane është angazhuar në një aksion kundër organizatave mafioze, ku gjatë tre kontrolleve të veçanta ka kryer arrestimin e dhjetëra personave dhe konfiskimin e miliona eurove.

Në Rexhio Kalabria, rreth 50 persona u arrestuan apo u lanë në arrest shtëpie, ndërkohë që edhe iu ndalua të largoheshin nga qyteti, si pjesë e një operacioni kundër mafias lokale “Ndrangheta”.

Kliko per me shume info

Policia italiane tha në Twitter se të dyshuarit janë akuzuar për anëtarësim në një organizatë mafioze, grabitje, manipulim të tenderave publikë dhe trafik droge, përcjell atsh.

”Në Napoli dhe Firence, policia arrestoi 19 anëtarë të dyshuar të organizatës mafioze “Camorra”, mafia napolitane, duke përfshirë drejtuesin e familjes së krimit Mallardo”, sipas agjencisë italiane të lajmeve, ANSA.

“Gjithashtu, policia konfiskoi 50 milionë euro ( 58 milionë dollarë) të aseteve të anëtarëve të dyshuar të organizatave kriminale, duke përfshirë pronat, bizneset, makinat dhe llogaritë bankare”, sipas ANSA-s.

Në një operacion të tretë, policia e krimeve financiare Guardia di Finanza tha se kishte konfiskuar asetet me vlerë 5 milionë euro nga dy anëtarët e burgosur të organizatave mafioze “Ndrangheta” dhe “Rango-Zingari”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.