Aksidenton rëndë 64-vjeçarin, shoferi "zhduket" nga vendngjarja

Aktualitet

Një aksident me pasojë plagosjen e një 64-vjeçari është shënuar këtë pasdite në aksin rrugor Krahës-Tepelenë.

Burimet nga policia bëjnë me dije se i lënduari është një 64 – vjeçar me iniciale D.D, banues në fshatin Krahës të Memaliajt.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai është transportuar në spitalin e Gjirokastrës dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Ndërsa drejtuesi i mjetit, sqaron policia, është larguar nga vendi i ngjarjes.

Autoritetet po punojnë për identifikimin dhe kapjen e tij, si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.

ME TE LEXUARAT