Aksidentohet makina e ambasadës në Tiranë

Një automjet me targa diplomatike të vendeve arabe është përfshirë në një aksident rrugor të ndodhur në Shkozë pranë një karburanti mbrëmjen e se shtunes. Nga aksidenti ka mbetur e plagosur një grua.

Automjeti tip ‘Benz’ me targa CD 4209 A i cili i përket ambasadës së vendeve arabe dhe ku udhëtonin dy shtetas të huaj është përplasur me një mjet tip ‘Volksëagen Polo’ me targa AA579Gt, ku udhëtonin dy bashkëshortë me banim në Shkozë.

Kliko per me shume info

Nga përplasja ka pësuar plagë në kokë shtetasja shqiptare që udhëtonte në automjetin tip Volswagen Polo’ e cila është dërguar me ambulancë për kontroll mjekësor në spitalin e Traumës.

Në vendngjarja kanë ardhur edhe persona të tjerë të ambasadës së huaj, ndërsa policia ka kryer hetime për të nxjerrë shkakun e aksidentit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here