Aksidenti që i mori jetën Olldashit, pronari i lokalit: E pashë makinën kur doli nga rruga

Mes dëshmive për aksidentin tragjik që i mori jetën ish-ministrit të Transporteve, Sokol Olldashit, vjen një dëshmi interesante, për të cilën flet gazetari i BBC-se, Ilir Kadia, në intervisten e dhene sot për gazetën “Panorama”.

Kadia rrefen per biseden qe ka bere me Kiun, pronarin e kafenese afer vendit te aksidentit.

Kliko per me shume info

Rrëfimi

Koli e njihte Kiun, se unë e kisha çuar disa herë kur inspektonim tunelin e Elbasanit. Sa herë kalonte andej, Koli ndalonte dhe pinte ndonjë kafe.

Kiu më tha: “Erdhi nga tuneli, ma bëri me drita të gjata, por nuk ndaloi kësaj radhe. Unë isha jashtë, sepse binte një shi i zi dhe frynte erë e po merresha me tendën. E ndoqa me shikim makinën që iku, madje e pashë makinën kur doli nga rruga”.

Unë e pyeta: “A shkove menjëherë te vendi i aksidentit?”.

“Jo, më tha Kiu, sepse kur kam shkuar në një rast të ngjashëm, më kanë mbajtur tri ditë në polici, sepse nuk duhet të kisha prekur gjë te vendi i ngjarjes. Kur pashë që ndaluan makinat që kalonin rrugës, atëherë shkova dhe unë te kthesa”.

Unë e pyeta se kush kishte shkuar i pari? Kiu më tha se i pari kishte shkuar Zyber Tarja, banor i zonës./Panorama/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.