Aksidenti në Lushnje, cmenduria e shoferit të kamionit me mermer i mori jetën gazetares

Një parakalim me shpejtësi tej normave të lejuara është bërë shkak për aksidentin e rëndë ku gjeti vdekjen dje gazetarja e emisionit Stop në Tv Klan.

Policia e Lushnjes njoftoi ditën e sotme se arrestoi drejtuesin e kamionit që shkaktoi aksidentin me vdekje në rrugën Lushnje – Berat. Në këtë ngjarje humbi jetën gazetarja e emisionit “Stop” në TV Klan dhe u plagosen tre pjestarë të familjes së saj.

Kliko per me shume info

Një parakalim i shpejtë në një kohë kur ngarkesa e kamionit ishte me tonelata mermeri, është çmenduri. Por ajo kaqenë dicka normale në mendjen e 41-vjeçarit Bashkim Pula, i cili nuk mori parasysh asgjë. Ai tashmë ndodhet në qeli, Policia e Lushnjes i vuri prangat.

Në një segment në të cilin duhej të ishte me 40 km në orë, ai manovroi me 60 km në orë. Frenoi kur pa makinën përballë dhe në atë kohë nga karroceria e kamionit u shkëput guri i mermerit.

Kjo manovër e gabuar shkaktoi aksidentin tragjik të shtunën në rrugën Lushnje-Berat, pranë fshatit Çiflik. Guri ra në rrugë dhe më pas në mjetin tip “Peugeot” me të cilin po udhetonte drejt Skraparit familja Isufaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.