Aksidenti në Korcë/ Gardisti në gjendje të rëndë, transportohet me helikopter për në Tiranë

Një lajm i hidhur raportohet nga aksidenti në Korçë ku u përfshinë dy makina nga vala e makinave që shoqëronin kryeministrin Edi Rama dhe dy makina civile.

Një prej gardistëve të lënduar, Ervin Musai, është transportuar me urgjencë nga spitali i Korçës drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë përmes një helikopteri.

Kliko per me shume info

Musai ka pësuar fraktura të rënda në shtyllën kurrioze ndaj është parë i domosdoshëm transportimi i tij drejt Tiranës.

ÇFARË NDODHI SOT NË HYRJE TË KORÇËS, DINAMIKA

Në aksident janë përfshirë katër makina, dy makina të gardës dhe dy makina civile.

Makinat e gardës po udhëtonin nga Tirana drejt Korçës në kuadër të masave të sigurisë që janë marrë për kryeministrin Rama, shkruan newsbomb.al.

Dy makinat e gardës janë aksidentuar me dy makina civile, një mjet tip “Volkswagen” dhe një tjetër “Range Rover” të cilat po udhëtonin nga Korça drejt Pogradecit.

Ka qenë një tentativë për parakalim e makinës Volkswagen me drejtues shtetasin Aleksandër Naçi (i plagosur)që ka shkaktuar këtë përplasje të mjeteve, shkruan newsbomb.al.

Fillimisht përplasja ka ardhur me makinën Range Rover që ka përfshirë në aksident dhe dy mjetet e gardës. Një nga mjetet e gardës pasi është përpasur me bordurën ka përfunduar në kanal.

Të plagosur janë 5 persona, tre prej të cilëve punonjës garde, Erion Musai (gardist) dhe Shkëlqim Pojana (gardist- shofer), Kloadian Llaka (gardist). Mjekët bëjnë me dije se gjendja e tre garditësve është e rëndë por jashtë rrezikut për jetën.

Pas aksidentit ka kaluar edhe makina e kryeministrit Rama. Makina me të cilën udhëtonte kryeministri Rama ka vijuar rrugën për në shtëpinë e Flamurit, në mbledhjen e qeverive në Korçë. Nga ana tjetër, shoqëruesi personal i Ramës ka ndenjur në vendngjarje për të ndjekur nga afër situatën, shkruan newsbomb.al. Pas Ramës, ka kaluar edhe makina e ministrit Xhafaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here