Aksidenti me eskortën Ramës/ Kërkohen ekspertë të pavarur për hetimin e shkaqeve

Aktualitet

Pas aksidentit , ku u përfshi  eskorta e Kryeministrit Edi Rama, Prokuroria ka nisur hetimet në mënyrë intesive.

Por, për të zbardhur ngjarjen, Prokuroria ka kërkuar rindërtim të skemës së ngjarjes.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas organit të akuzës, në këtë ngjarje ka konflikt interesi, pasi janë të përfshira mjetet e policisë.

Mesditën e të hënës, dy automjete të eskortës së kryeministrit Rama u përfshinë në një aksident në aksin Maliq-Korçë.

Paraprakisht  u dyshua se aksidenti u shkaktua nga lagështia në rrugë dhe mosrespektimi i shpejtësisë nga drejtuesi i mjetit tip “Golf”, i cili goditi një “Range Rover” që udhëtonte para tij, e më pas makinën e katërt në radhë të eskortës, e cila doli nga rruga.

Për pasojë, gjashtë persona mbetën të plagosur dhe u dërguan për të marrë ndihmën e parë mjekësore në spital. Katër prej tyre, mes të cilëve 3 gardistë, kishin dëmtime të lehta.

Gjendje serioze për jetën ka gardisti E. Musai, i cili u transportua me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë

ME TE LEXUARAT