Aksidenti/ Avioni rrëzohet në oqean, pilotët jashtë rrezikut për jetën

Kliko per me shume info

Tetë vetë që ishin në një aeroplan të Marinës amerikane, i cili është përplasur sot në Paqësor, janë gjetur dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore, derisa vazhdon kërkimi për tre personat e tjerë, që konsiderohen të zhdukur, ka njoftuar Marina e Shteteve të Bashkuara.

Kliko per me shume info

Në rrjetin Twitter, Marina amerikane ka shkruar se tetë personat që janë gjetur janë dërguar në aeroplanbartësin, USS Ronald Reagan. Aeroplani i tyre transportues i tipit C-2 “Greyhound”, ishte përplasur derisa fluturonte për të arritur në këtë aeroplanbartës në ujërat japoneze, raporton radio Europa e Lirë.

Shkaku u përplasjes nuk është i qartë, tha Marina amerikane. Ky aeroplan merrte pjesë në ushtrimet e përbashkëta ushtarake Shtetet e Bashkuara – Japonia, në ujërat rreth ishullit Okinave në Japoni.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.