Aksident pranë tunelit të Krrabës, makina e tonazhit të rëndë bie 20 metra në greminë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesnatën e djeshme në dalje të tunelit të Krrabës, në Elbasan.

Si pasojë një person ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë.

Kliko per me shume info

Ende nuk bëhet i ditur identiteti i personit që ka qenë nën drejtimin e një automjeti të tonazhit të rëndë, i cili rreth orës 00:15 të natës së kaluar doli nga rruga. Pasi ka shkatërruar mbrojtëset e rrugës është rrokullisur 15-20 metra dhe ka përfunduar në greminë i përmbysur.

Sipas policisë dyshohet se drejtuesi i automjetit duhet të ketë pasur vështirësi në manovrim në një kthesë që fillon pasi daljes nga tuneli, duke u favorizuar edhe nga moti i keq.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here