Aksident për vdekje në Urën Vajgurore, burri bie nga karroca dhe vdes në vend

Kliko per me shume info

Një 65-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në fshatin Samaticë të Urës Vajgurore.

Sipas policisë, viktima me inicialet H.Ç, ka humbur jetën pasi ka rënë nga karroca e cila tërhiqej me kalë. Trupi i pa jetë i të ndjerit u transportua në morgun e Spitalit Rajonal në Berat, ku po kryhet ekspertiza mjeko-ligjore.

Kliko per me shume info

Shërbimet e policisë dhe grupi hetimor ku po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“Më date 28.12.2017, në Sallën Operative është njoftuar se në fshatin Samaticë, Ura Vajgurore, shtetasi H.Ç, 65 vjeç, ka rënë nga karroca e cila tërhiqej me kalë dhe ka gjetur vdekjen.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe grupi hetimor ku po kryen veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Trupi i pa jetë është transportuar në morgun e Spitalit Rajonal Berat ku po kryhet ekspertiza mjeko-ligjore”, njofton Policia.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.