Aksident në Vlorë, plagoset rëndë këmbësorja

Aktualitet

Policia e Vlorës bën me dije se ditën e sotme, ka ndodhur një aksident, ku ka mbetur e plagosur një 39-vjeçare.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në lagjen “24 Maji”, tek ''rotondua e Çoles'', në rrugën Transballkanike, ku 39-vjeçarja me iniciale A.Ç është përplasur nga një mjeti.

Drejtuesi i mjetit pasi e ka aksidentuar e ka transportuar të dëmtuarën në Spital dhe më pas është larguar. Policia ka identifikuar targën e mjetit dhe të dhënat por për arsye hetimi nuk bëhen me dije.

Ajo ka marrë dëmtime të rënda por është jashtë rrezikut për jetën. Policia bën me dije se po punon për kapjen e autorit të ngjarjes dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

 

ME TE LEXUARAT