Aksident në Rinas, makina përplas për vdekje këmbësoren

Një aksident i rëndë mësohet të ketë ndodhur pasditen e sotme tek mbikalimi i Rinasit, ku një automjet ka përplasur një këmbësore, e cila ka humbur jetën.

Sipas të dhënave nga policia mësohet se 25-vjeçari Elton Doda, ka aksidentuar shtetasen me inicialet R.L. 68-vjeçare, e cila po kalonte në anën tjetër të rrugës, e për pasojë ajo ka humbur jetën.

LEXO EDHE:  Vendi me mijëra shqiptarë në alarm të madh, pritet të goditet nga stuhi vetëtimash
Kliko per me shume info

Ndonëse Doda e ka transportuar atë menjëherë për në spital, sërish 68-vjeçarja nuk ka mundur të mbijetojë, duke ndërruar jetë në spital.

Policia shprehet se, “Nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasja R.L, ka tentuar të kalojë nga njëra anë e rrugës në tjetrën, ku si pasojë e lagështisë në rrugë dhe errësirës është goditur nga automjeti.

LEXO EDHE:  Vendi me mijëra shqiptarë në alarm të madh, pritet të goditet nga stuhi vetëtimash

Drejtuesi i automjetit ka njoftuar Policinë dhe menjëherë është kthyer në vendngjarje, ku janë duke u kryer veprimet me grup hetimor për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Drejtuesi i mjetit do të shoqërohet në polici për veprime te mëtejshme.” ”

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here