Aksident në Fushë-Krujë, ja kush është burri që mbeti i vdekur në aksidentin e rëndë

Viktima e aksidentit rrugor të ndodhur pasditen e sotme në Fushë-Krujë është një 65-vjeçari Dod Mallkuçi, thanë për “Syri.net” burime nga Policia Lokale.

Aksidenti me vdekje ka ndodhur në aksin Fushë Krujë – Vorë, tek Ura e Gjoles, ku një makinë ka përplasur këmbësorin.

Kliko per me shume info

Sipas të dhënave të para, mjeti tip “Fiat Punto” me targa AA 439 Ll që drejtohej nga A.D. 27 vjeç, përplasi 65-vjeçarin, i cili ishte duke kaluar rrugën.

Mallkuci ka ndërruar jetë në vend, ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici, thanë të njëjtat burime

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.