Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, rëndohet qarkullimi

Një aksident ka ndodhur pak më parë në autostradën Tiranë-Durrës, ndërsa një makinë ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën ndarëse.

Kliko per me shume info

Nga vendngjarja, dëshmitarët raportojnë se nuk e dinë nëse ka të lënduar apo jo, por nga vëzhgimet paraprake dyshohet që drejtuesi i mjetit të ketë qenë me shpejtësi dhe për shkak të lagështisë në rrugë, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurën.

Si pasojë, automjeti është kthyer i gjithi përmbys, me rrotat nga qielli. Policia ka shkuar në vendngjarje ndërsa ky aks rrugor raportohet me trafik të rënduar

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here