Aksident në aksin rrugor Sarandë-Çuko, dy të plagosur

Një aksident me dy të plagosur ka ndodhur sot në aksin rrugor Sarandë – Çuko, dy persona që udhëtonin me një motor dhe që u përplasën nga një Benz.

Ja ç’njoftoi Policia:

Kliko per me shume info

Më datë 27.11.2017, Salla Operative Sarandë është njoftuar se në aksin rrugor Sarandë-Çukë në vendin e quajtur “Oazi”, ka ndodhur aksident rrugor. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe nga verifikimi paraprak ka rezultuar se mjeti tip ”Benz ML”, ka përplasur një mjet motorr tip “Lifan” të drejtuar prej shtetasit E.H..

Për pasoje kanë mbetur të dëmtuar shtetasit K.M., 24 vjeç, banues ne Delvinë (pasagjer në mjetin motorr) dhe vete drejtuesi i mjetit motorr shtetasi E.H., 31 vjeç, banues në Metoq, Sarandë, të cilët po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore në Spitalin e Sarandës, jashtë rrezikut për jetën.

Në Komisariatin e Policisë Sarandë, Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit Benz, shtetasin R.R., 18 vjeç, për të vijuar me veprimet e mëtejshme hetimore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.