Aksident me vdekje në Malësi të Madhe, “Benz-i” shtyp këmbësorin

Një person është aksidentuar për vdekje mëngjesin e ditës së sotme në Malësi të Madhe.

Policia bën me dije se ky person ka qenë duke levizur në këmbë kur është përplasur nga shtetasi me iniciale GJ.M, drejtues i një makine tip “Benz”.

Kliko per me shume info

Grupi Hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./LAJMIFUNDIT.AL/

NJOFTIMI I POLICISE:

Sipas informacionit paraprak, rreth orës 05:50 te mengjesit te sotem, ka ardhur një telefonatë në sallën operative se në aksin rrugor Hani Hotit – Shkodër, në vendin e quajtur Koplik i Sipërm, Malësi e Madhe, ka ndodhur një aksident.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë ku kanë konstatuar se shtetasi Gj. M. 55 vjeç, banues në fshatin Zagorë, Malësi e Madhe, duke drejtuar mjetin tip Benz, me targë SH4983E, ka aksidentuar me pasojë vdekjen një shtetas të seksit mashkull rreth 40 vjeç, i cili po lëvizte në këmbë, ku deri tani nuk është identifikuar.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e D. V. P. Shkodër për veprime të mëtejshme.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

© LAJMIFUNDIT.AL

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here