Aksident i rëndë tek mbikalimi i Rinasit, makina godet për vdekje kalimtaren

Kliko per me shume info

Një aksident me pasojë vdekjen e një të moshuare ndodhi mbrëmjen e së dielës tek mbikalimi i Rinasit, në Tiranë.

Policia tha se 68-vjeçarja R.L është aksidentuar nga 25-vjeçari Elton Doda.

Kliko per me shume info

Nga hetimet paraprake dyshohet se ajo ka tentuar të kalojë nga njëra anë e rrugës në tjetrën, ku si pasojë e lagështisë dhe errësirës është goditur nga automjeti.

Drejtuesi i mjetit e ka transportuar vetë në spital të moshuarën, ku fatkeqësisht ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i automjetit ka njoftuar Policinë dhe menjëherë është kthyer në vendngjarje, ku janë duke u kryer veprimet me grup hetimor për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Policia tha se drejtuesi i mjetit do të shoqërohet për veprime te mëtejshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.