Aksident në Ballsh, adoleshenti me “Ford Fokus” përplas fëmijën 5-vjeç

Aktualitet

Një adoleshent ka rënë në pranga pasi ka aksidentuar një fëmijë 5-vjec në Ballsh.

Policia e Fierit ben me dije se ka vene ne pranga 18-vjecarin Migers Zeneli, pasi akuzohet se ka aksidentuar femijen 5-vjec, i cili ndodhet ne spital, ne kujdesin e mjekeve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Njoftimi i policise

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin:

-Migers Zeneli, 18 vjeç, banues në fshatin Usojë, Ballsh.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në datën 17.11.2017 duke drejtuar mjetin tip “Ford Fokus” me targa AA 714 SC, në lagjen “5-Shkurti” Ballsh, ka aksidentuar shtetasin e mitur 5 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar nga Neni 290 i Kodit Penal.

ME TE LEXUARAT