Aksident i rëndë në Durrës, automjeti përplas për vdekje këmbësoren

Një aksident me pasojë një të vdekur ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Durrës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:30 tek Ura Dajlanit. Viktima është shtetasja T.R 49 vjeç e cila është përplasur teksa ka tentuar të kalojë rrugën.

“Më datë 20.11.2017, rreth orës 05:30, në rrugën Ura e Dajlanit –Shkozet mjeti me targa AA 635 AA, me drejtues shtetasin A.D. 49 vjeç, ka aksidentuar shtetasen këmbësore T.R. e cila ka ndërruar jetë në spital.

LEXO EDHE:  Si u grabit me thyerje dyqani i celularëve në Durrës, çfarë nuk morën autorët
Kliko per me shume info

Drejtuesi I mjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”- njofton Policia.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here