Aksident me vdekje në Tiranë, autoboti shtyp burrin me biçikletë

Aktualitet

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë tek "Brryli" në Tiranë.

Një autobot ka përplasur një burrë që lëvizte me biçikletë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ngjarja u njoftua nga policia e cila tha se sot në datë 10.11. 2017, ora 10:25, në bulevardin Bajram Curri, në afëri të Brrylit, një automjet me targë AA426PL, me drejtues shtetasin G.K., 44 vjeç, ka aksidentuar me vdekje një shtetas P.H., rreth 60 vjeç.

Policia po heton për shkaqet e aksidentit ndërkohë bëhet me dije se drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr.1.

© LAJMIFUNDIT.AL

ME TE LEXUARAT