Akademisë së Shkencave “i ka mbetur vetëm emri” paratë do ti jepen universitetit. Rama shpalos projektin e ri

Aktualitet

Lufta e kryeministrit Edi Rama me Akademinë e Shkencave vazhdon... Pasditen e sotme, kreu i qeverisë është shprehur se Akademisë së Shkencave “i ka mbetur vetëm emri”.

Deklaratën, Rama e bëri para maturantëve ekselencë, që këtë vit studiojnë në universitet shtetërore në Tiranë. Gjatë ligjëratës së tij, Rama gjithashtu bëri me dije se vitin e ardhshëm do të jetë gati projekti për bibliotekën dixhitale.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Ne do investojmë më shumë se gjysmë milionë dollarë për t’iu dhënë në dorë duke filluar nga viti i ardhshëm mundësinë që si çdo student në Europë e Amerikë të keni bibliotekën shkencore elektronike. Biblioteka shkencore elektronike është një mundësi që gjithçka që ti do të dish përtej leksionit të radhës në auditor mund ta mësosh mjafton të kesh dëshirën dhe vullnetin....”, tha Rama nga takimi me studentët në kryeministri.

Pasi shpalosi këtë projekt, Rama thumboi Akademinë e Shkencave:

“Kaq para kemi, kemi një Akademi shkencash që ka vetëm emrin, kemi edhe universitetin. Paratë do ia japim universitetit”.

ME TE LEXUARAT