Ja si po i vret shqiptarët ajri i ndotur

Kliko per me shume info

Nga viti në vit rritet numri i personave të prekur nga sëmundjet pulmonare dhe ato malinje.

Mbi 650 persona në vit paraqiten për ndihmë mjekësore në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, ndërsa në rang vendi 166 persona për 100 mijë banorë, humbasin jetën për shkak të ajrit të ndotur.

Kliko per me shume info

Nga viti në vit ka një rritje të numrit të rasteve të pacientëve që diagnostikohen me sëmundje kronike të rrugëve respiratore, por edhe me kancer pulmonar. Relativisht rreth 50 raste më shumë nga 2015 -ta në 2016 -ën, shkruan Klan.

Ndotja e ajrit, kryesisht nga djegia e karburanteve dhe përdorimi i duhanit nga pacientët që në moshën e adoleshentes, janë dy prej faktorëve kryesorë të shfaqjes së këtyre sëmundjeve.

Gjithashtu djegia jo e mirë e karburanteve, kur bashkohet me duhanin potencojnë njëra – tjetrën.

Më me rrezik për mjekët janë punëtorët që punojnë në fason për shkak të kimikateve që kanë produktet që prodhohen. Ndaj bluzat e bardha rekomandojnë ajrosjen e shpeshtë të ambienteve të punës.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Europa Lindore dhe veçanërisht vendet e Ballkanit kanë nivelin më të lartë të ndotjes se ajrit në të gjithë kontinentin. Pas Bosnje Hercegovinës, Shqipëria, gjithsesi ka një nivel shqetësues të ndotjes së ajrit, me 17.1 nivelin e grimcave të imta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.