Ahmetaj i përgjigjet akuzave të Bashës: Deklaro burimin e 1 milion dollarëve

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha përmes një deklarate të bërë sot përpara gazetarëve akuzoi ministrin e Financave dhe të Ekonomisë Arben Ahmetaj se për ndërtimin e 3 inceneratorëve në vend ai do paguajë 400 milion euro për shkatërrimin e shëndetit të shqiptarëve.

Ka ardhur menjëherë dhe reagimi i ministrit Ahmetaj i cili është shprehur se Lulzim Basha ndërkohë që shënjestron 3 projekte që janë certifikuar ndërkombëtarisht, më parë duhet të deklarojë 1 milion dollarët e zbuluara matanë oqeanit të cilat vetëm ai e di se nga burojnë.

Kliko per me shume info

Ministri shton se Basha nuk e fsheh dot shqetësimin në rritje për faktin se zullumi 1 milionë dollarëve mund të mbyllet mbase në Shqipëri me një tjetër raport mjekësor, por zor se do të mbyllet andej nga ana tjetër e oqeanit ku nuk t’i fal njeri lojrat kukamcefti me paranë.

LEXO EDHE:  Basha TRONDIT vendin: Ja çfarë më thanë në Gjermani për Saimir Tahirin…

REAGIMI I PLOTË

Keqardhje e thelle per kryetarin e Partise Demokratike qe ka nje raport shume problematik me realitetin dhe sidomos me shifrat.

Nderkohe qe per 1 milone USD te kaluara ne kanalet e zeza te pagesave jashte sistemit ligjor te Republikes se Shqiperise, saktesisht permes nje kompanie offshore, nuk flet asnje fjale, paska zbuluar 400 milione euro qe do u paguakan per ndertimin e tre inceneratoreve ne Elbasan, Fier, Tirane. Dhe sipas tij per te shkaterruar Shqiperine dhe shendetin e shqiptareve.

Nderkohe qe nuk i ka deklaruar asgjekundi 1 milione dollaret e zbuluara matane oqeanit, te cilat vetem ai e di se nga burojne, po ajo qe dihet eshte se kane rrjedhur ne te zeze per te nxire Shqiperine dhe qeverine socialiste me balten e shpifjeve, na deklaron sot se po shkaterrohet Shqiperia dhe shendeti i njerezve, me 3 projekte te certifikuara nderkombetarisht. Nderkohe qe gjuan ne ajer nje shifer kolosale te perafert me ate per te cilen i iku prokurorise nga duart me raport mjekesor, Lulezim Basha nuk e fsheh dot mesa duket shqetesimin ne rritje per faktin se zullumi i 1 milione dollareve mund te mbyllet mbase ne Shqiperi me nje tjeter raport mjekesor, po zor se do mbyllet andej nga ana tjeter e oqeanit ku nuk t’i fal njeri lojrat kukamcefthi me parane.

LEXO EDHE:  Vlahutin i dorëzon Bashës rekomandimin e KE për negociatat

Per opinionin publik, mund te them sot se brenda 7 vitesh bashkia e Elbasanit e Fierit do jene bere pronare te dy inceneratoreve per nje kosto totale investimi dhe sherbimi prej 54 milion Euro me tvsh (dhe proceduren e pagesave per blerjen e agregateve ne Fier e ka certifikuar edhe vete Kontrolli Larte i Shtetit), nderkohe qe Elbasani ka shpetuar e Fieri do te shpetoje prej helmeve te plehrave qe qeveria e vjeter e Lulezimit i la te digjen rrugeve.

LEXO EDHE:  Dash Shehi: Rama ka vetëm një armik

Projekti i Tiranes eshte ende larg konkretizimit dhe heperhe nuk mund te thuhet qe eshte e sigurte se do te zbatohet, por e sigurte eshte qe ne seancen e kesaj jave ne Kuvend Lulezim Bashen e pres me kenaqesi ne nje perballje shifrash, faktesh dhe provash. Qofte per luften kunder plehrave te lena rrugeve nga qeveria e tij e vjeter, qofte per 1 milione dollaret e zinj per te bere pleh Shqiperine.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here