Ahmetaj: Borxhi publik nuk është rritur, FMN nuk ikën

Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj gjatë fjalës së tij në konferencën “zhvillimet në tregun bankar”, tha se nuk do të ketë rritje të borxhit publik dhe se ekonomia do të rritet 4 herë më shumë. Ahmetaj shprehet se misioni i FMN nuk largohet nga vendi.

“Kishte një mal me borxhe të pashlyera në vitin 2013. Sot mund të vlerësojmë përpjekjet për të vendosur ekonominë në një ecuri pozitive nga të gjithë aktorët. Pas 4 vitesh ekonomia rritet rreth 4 herë më shumë. Në vitin 2013 ekonomia ishte buzë greminës. Rritja ekonomike është garancia më e mirë në rrugën ku po ecën vendi. Në vitin 2016 investimet e huaja u rritën në 1,1 milard dollarë. Edhe FMN ka shprehur optimizëm për rritjen ekonomike shqiptare.

Kliko per me shume info

Janë 65 mijë vende të reja pune në vitin 2016. Asnjë qeveri nuk ka të drejtë të rrisë borxhin publik, por ta ulë. Sot niveli i borxhit publik është 71,1 % dhe do të ulet edhe më tej. FMN nuk ka ikur, por ka rol monitorues”- tha Ahmetaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.