AGK dënon ndërhyrjen e politikës në punën e gazetarëve

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka pritur me shqetësim njoftimin e anëtares Arta Avdiu se ajo është duke u kërcënuar përmes mesazheve të ndryshme.

Kërcënimet, thotë AGK, vijnë si pasojë e një postimi të deputetes së Kuvendit të Kosovës, Xhevahire Izmaku nga PDK, e cila në postimin e saj ka akuzuar gazetaren Arta Avdiu për mosprofesionalizëm si dhe anime politike, pavarësisht se kjo e fundit vetëm se po e kryente punën e saj.

Kliko per me shume info

AGK konsideron se mënyra e veprimit të deputetes Izmaku nuk është forma më e mirë e shprehjes së kundërshtimit në raport me punën e gazetarëve.

“AGK dëshiron të ja bëjë të qartë deputetes në fjalë se gazetarët kanë të drejtë të bëjnë çfarëdolloj pyetjesh nëse ata konsiderojnë se janë në interes të opinionin publik. AGK kërkon nga përfaqësuesit politikë që të zgjedhin forma profesionale të shprehjes së kundërshtimit të tyre në raport me punën e mediave dhe gazetarëve”, thuhet në reagimin e AGK-së.

“Në kohën kur vendi ynë është duke u përballur me situatë të rëndë sa i përket sigurisë së gazetarëve dhe respektimit të lirisë se mediave, çdo nxitje apo nisje e fushatave linçuese nga ana e politikanëve mund të prodhojë pasoja për gazetarët. Ne besojmë se gazetarët sot, më shumë asnjëherë më parë, kanë nevojë për mbështetje të të gjitha institucioneve, kjo për faktin se vetëm deri në këtë fazë të vitit në polici janë paraqitur 23 raste të kërcënimeve, sulmeve apo forma të tjera të presionit dhe shantazhit ndaj gazetarëve”, përfundon reagimin AGK.

 

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here