Agjencia angleze e inteligjences zbuloi kontrabandën e 3 milionë cigareve në portin e Durrësit, del fotoja e turkut që do i priste

Prokuroria e Durrësit ka deklaruar se dërgesa me 3 milionë paketa kontrabandë, të cilat i priste shtetasi, Semsetin Baysal në Turqi ishin nën survejim nga agjencia angleze e inteligjencës.

Kjo agjenci monitoron rastet e kontrabandës në porte, e cila më pas ka njoftuar Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave.

Kliko per me shume info

Asokohe newsbomb.al shkroi se në portin e Durrësit ndodheshin 3 milionë cigare kontrabandë. Sakaq Report Tv ka publikuar foton e turkut Semsetin Baysal, i cili ishte personi që do i priste cigaret në Turqi.

Ndërkohë, Baysal ende nuk është marrë në pyetje, pasi rezulton të jetë larguar nga Shqipëria që më 24 tetor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here