Aferat korruptive të Ramës/ Eksporton drogë dhe importon mbetje

Qëllimi i kryeministrit Rama është që ashtu siç bëri me kanabizimin e Shqipërisë duke e shndërruar Shqipërinë në një eksportuese droge, tani kërkon të importojë mbetje.

Deklarata është bërë paraditen e sotme nga kryetari i opozitës, Lulzim Basha gjatë një komunikimi me gazetarët.

Kliko per me shume info

Sipas Bashës, nga incineratorët e mbetjeve 40 milion euro në vit hyjnë në xhepin e një personi të vetëm, që në fakt është vetëm një emër i cili mbulon pronarët e vërtetë.

Gjithashtu Basha tha se kjo është një aferë korruptive kriminale dhe sipas tij emrat që fshihen pas saj janë ministri Arben Ahmetaj dhe kryeministri Rama.

“Edi Rama po ecën me një strategji tjetër shkatërruese për vendin që është strategjia e inceneratorëve, e djegësve të financuar nga buxheti i shtetit.

Pse është shkatërruese? Në radhë të parë për njerëzit, pasi është një politikë që bie ndesh me çdo standard dhe normë europiane, dhe me politikat europiane të trajtimit të mbetjeve. Së dyti sepse është një politikë e rrezikshme për shëndetin publik, ndot ajrin, dhe prodhon mbetje të rrezikshme në fund të procesit.”- deklaroi Basha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here