Adoleshentja humb jetën për shkak të Iphone

Një adoleshente ka ndërruar jetë, pasi ka pësuar një shok elektrik gjatë kohës që telefoni i saj iPhone 6, po karikohej.

Siç shkruan e përditshmja “The Independent”, Le Thi Xoan u gjet pa ndjenja nga prindërit e saj me telefonin pranë, në rajonin vietnamez të Ha Tinh.

Kliko per me shume info

Policia tha se dyshohet që shkak është bërë një defekt në karikuesin, që ishte në prizë.

Autoritetet thanë se vajza ishte dërguar menjëherë në spital, por fatkeqësisht nuk mundi të mbijetonte. Ajo dyshohet se u karbonizua, pasi kablloja e pajisjes ishte mbështjellë rreth saj.

Në shtrat u gjetën edhe shenja zjarri.

Karikuesja mendohet se nuk ishte e prodhuar nga Apple./tvklan.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.