Adoleshenti “bën namin” te shtëpia e fqinjit, Policia: E vodhi tre herë brenda një muaji

Një 18-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Korçës pasi akuzohet se ka vjedhur shtëpinë e fqinjit të tij, tre herë brenda një muaji.

Sipas të dhënave zyrtare, specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit Llazar Piperi, 18 vjeç, banues në fshatin Çiflig-Korçë.

Kliko per me shume info

Më datë 27.11.2017, falë veprimeve të mirë koordinuara, si edhe nga informacione të siguruara në rrugë policore, ky shtetas u kap në flagrancë duke vjedhur në banesën e shtetasit J.D., 58 vjeç, në fshatin Çiflig, një shumë prej 6000 lek të reja, si edhe disa bizhuteri floriri.

Nga veprimet procedurale dhe hetimore të kryera, rezulton se ky shtetas është gjithashtu autor i dy vjedhjeve të tjera, ndodhur po në banesën e shtetasit të lartpërmendur konkretisht.
Më datë 05.11.2017, ku janë vjedhur 50 euro dhe 6000 lek të reja. Si edhe më datë 25.11.2017, ku janë vjedhur 350 euro.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Vjedhje, e kryer më shumë se një herë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here